Shkodër/ Si u mbrojtën në gjykatë mjekët dhe personeli i spitalit
Dritare.net
7 mjekë u liruan dhe në seancën gjyqësore kishin ardhur për të ndjekur edhe pacientë të sëmurë me zemër, të cilët kishin ditë pa marrë mjekimin dhe rrezikoni n jetën e tyre.
Për dy mjekët e tjerë Dhurata Uruçi dhe Edi Smalaj vazhdon masa e sigurisë “arrest me burg”.
Në sallën e gjyqit, avokatët kundërshtuan duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzohen, sepse stedat i blen Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, sipas avokatëve, stendat e blera janë përdorur në operacione. Në dy vite janë bërë 519 ndërhyrje dhe për një operacion mjeku duhet të ketë të gatshme 160 stenda.
Në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se Ministria ka parashikuar gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017.
Gjykata ka vendosur të heq masën e siguri për 7 mjekë dhe ka dhënë këtë vendim për ta:
Mjekun Luan Dragusha, e ka lënë të lirë, ndërsa i është hequr automatikisht edhe pezullimi nga detyra dhe tashmë do të rikthehet sërish në Spitalin e Shkodrës për t’iu shërbyer pacientëve të tij ashtu si më parë.
Ndërkaq, ish-drejtori, Përparim Çela, është liruar me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është i pezulluar sa i përket funksionit në administrimin e spitalit.
Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “Detyrim paraqitje”, ndërsa, po ashtu, i është hequr vendimi për pezullim nga detyra.
Farmacistja Karmen Kaçulini u la e lirë me garancinë pasurore prej 3 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar për të qenë pjesë e administrimit të spitalit, por kjo nuk e pengon atë që të vijojë punën e mëparshme në farmacinë e spitalit.
Amanda Matlija u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa do të vijojë punën e mëparshme si pjesë e administratës.
Juliana Zhuri u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar nga detyra në administrim të spitalit.
Për Albana Mehmetajn u revokua masa e sigurisë, duke e lënë të lirë, ashtu si mjeku Dragusha./E.B-dritare.net