Shkencëtarja Laura Mersini Houghton: Vdekja e gjeniut Hawking ishte një humbje për të gjithë ne
Dritare.net
Nga konferenca në Stockhholm, Laura do të kujtonte bisedën me Stephen. Pasi e pyet se çfarë muzike preferon të vendosnin në banketin e konferencës duke i sugjeruar OPUS-Bethoven Nr: 131, që ishte ajo pjesë e kontributit të Beethovenit kur ai ishte plotësisht i shurdhër dhe i verbër. ... Stephen qeshi e i tha: "Jo, ne mund të kemi OPUS 132".
Por kjo tregonte shumë, se midis OPUS Nr. 131 dhe 132 ekziston një diferencë shumë e mprehtë që qëndron në kombinimin e mungesës së shpresës për të qenë një viktimë e një sëmundjeje të caktuar e në anën tjetër fuqisë që duhet të dalë fitimtare e në mënyrë të pavarur.
Mes të tjerave Laura ndalet edhe tek impakti që la pas në jetë dhe shkencë, filozofi i shkencave ekzakte Stephen Hawking. "Edhe pse trupi i tij ishte i paralizuar nga sëmundja, thotë ajo, mendja e tij e shkëlqyer shkonte përtej kohës dhe hapësirës. Ai ishte i aftë të vendoste një koncept të tërë të vështirë në një fjali të vetme, dhe me një qartësi të tillë që për këdo tjetër do të merrte të paktën një paragraf....E më tej vazhdon. Ky lloj fortifikimi e bëri atë një person shumë të veçantë, ai ishte mjaft i vendosur në vendimet e tij, mendjen e tij e kishte të vendosur në ato çfarë ndërmerrte e askush nuk mund ta ndalonte". Sipas znj. Houghton komunikimi me shkencëtarin e madh nuk ishte i vështirë.
Stephen Hawking përgjatë jetës së tij punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi, është autor i një sërë librash me karakter shkencor, ku një prej tyre me titull "A Brief History of Time" u shit në miliona kopje. Stephen Hawking është dekoruar me shumë tituj si "Urdhëri i Lartë" nga Mbretëresha e Anglisë, "Shoqërues Nderi", me medaljen "Presidenciale për Liri", me çmime për "Fizikën Fondamentale" etj.
Duke u ndalur paksa tek figura e fizikantes e shkencëtares shqiptare Laura Mersini Houghton, bashkëshortes e nënës së mrekullueshme, ne si femra shqiptare ndihemi krenare për arritjet e saj të larta në zbulimet e universit dhe astronomisë, ku një ndër sukseset e saj është edhe Teoria e Bing Bang -ut. /H&P-Dritare.net