Shkencëtarët lëshojnë thirrjen përfundimtare: Të shpëtojmë tokën nga katastrofa e madhe
Dritare.net
Ata kanë hartuar një raport, që thonë se bota tanimë është në rrugë të gabuar, dhe temperaturat mund të rriten me 3 gradë Celsius.
Ata thonë se mbajtja objektivit të preferuar prej 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale do të thotë "ndryshime të shpejta, të gjera dhe të pashembullta në të gjitha aspektet e shoqërisë".
Pas tre vitesh studim, shkencëtarët dhe disa zyrtarë të qeverisë së Koresë së Jugut, kanë lëshuar një raport të veçantë me 33 faqe kritika për liderët globalë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ngrohja globale dhe rritja e temmperaturave po sjell një gjendje alarmante.
“Ne mund të shkruajmë me shkronja të mëdha, TANI IDIOTË, drejtuar liderve globalë, por ne duhet të flasim me shifra dhe fakte” –tha Kaisa Kosonen, nga Greenpeace.
Studiuesit kanë përdorur këto fakte dhe numra për të pikturuar një pamje të botës në një gjendje të rrezikshme, të shkaktuar nga njerëzit.
Ky studim i ri thotë se kalimi i 1.5 gradëve ka të bëjë me jetueshmërinë ose jo të planetit, shkruan Dritare.net, raporton BBC.
Çfarë mund të bëjmë?
Raporti thotë se duhet të ketë ndryshime të shpejta dhe të rëndësishme në katër sisteme të mëdha globale:
energjia • përdorimi i tokës • qytetet • industria
Por shton se bota nuk mund ta përmbushë objektivin e saj pa ndryshime nga individët, duke u bërë thirrje njerëzve që:
blej më pak mish, qumësht, djathë dhe gjalpë dhe më shumë ushqim sezonal me burim në vend • ngasni makina elektrike, por ecni ose caktoni distanca të shkurtra • merrni trena dhe autobusë në vend të avionëve • përdorni videokonferencat në vend të udhëtimit të biznesit • izolojini shtëpitë • kërkoni që karboni të ulët në çdo produkt të konsumit./ I.M-Dritare.net