Shkencëtarët: Kuajt mund të komunikojnë me njerëzit
Dritare.net
Në një eksperiment është vërtetuar se kuajt kur ndjejnë ftohët dhe kanë nevojë për batanije e lëvizin kokën drejt një simboli – vijë e zezë horizontale.
Ata gjithashtu kanë qenë të aftë t’i tregojnë edhe dy gjëra tjera: dëshirojnë t’ia hiqni batanijen – përmes vijës vertikale, apo se nuk duan ndonjë ndryshim – simbol i zbrazët.
Hulumtuesi në Applied Animal Behaviour Science ka zbuluar se 23 kuaj kishin mësuar këtë detyrë pas dy jave trajnim nga 10-15 minuta në ditë.
Kuajt i kishin mësuar këto duke u shpërblyer me rriska të karotave. Dhe, hulumtuesit kanë zbuluar se përzgjedhja e simbolit nuk ishte e rëndomtë, por varej nga moti.
P.sh. në ditët e ftohta ku moti shënonte 5 gradë celsius, kuajt kërkonin batanije – ndërsa kur moti shënonte 23 gradë celsius, ata nuk kërkonin batanije.
Pra, kuajt mund të mësojnë të përdorin simbolet për të komunikuar rreth nevojave të tyre.