Shkencëtarët indianë shokojnë botën, rrëzojnë teoritë e Ajnshtajnit dhe Njutonit

Shkencëtarët në Indi, kanë habitur botën teksa kanë lëshuar pretendime iracionale në Kongresin Vjetor të Shkencave Indiane.

Disa akademikë indianë kanë hedhur poshtë gjetjet e Isak njutonit dhe Albert Ajnshtajnit.

Mitologjia hinduiste dhe teoritë me bazë fetare janë bërë gjithnjë e më shumë pjesë e agjendës së Kongresit Indian të Shkencës, çka ka shkatuar shqetësim në botën shkencore.

Ekspertët  thanë se vërejtjet në samitin e këtij viti ishin absurde.

Kreu i një universiteti jugor indian përmendi një tekst të vjetër hindu si provë se hulumtimi i qelizave burimore u zbulua në Indi mijëra vjet më pare, shkruan BBC, transmeton Dritare.net.

G Nageshëar Rao, zëvendëskryetar i Universitetit Andhra, gjithashtu tha se një mbret demon nga epika fetare indiane, Ramayana, kishte 24 lloje të avionëve dhe ato uleshin në Sri Lanka.

LEXO DHE :  SHBA: Shteti Islamik u rrëzua përfundimisht

Një shkencëtar tjetër nga një universitet në shtetin jugor të Tamil Nadu u tha pjesëmarrësve të konferencës se Isak Njuton dhe Albert Ajnshtajni ishin të dy gabim dhe se valët gravitacionale duhet të quhen “Narendra Modi Waves”.

Ata artikuluan se teoritë e Njutonit dhe Ajnshtajnit ishin mashtrime, shkruan BBC, transmeton Dritare.net.

India ka një marrëdhënie të përzier me shkencën. Ata gjithashtu kanë një traditë të gjatë të zëvendësimit të shkencës me mite, duke çuar në një kulturë të thekur të pseudosciencës./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.