Shkencëtarët arrijnë të ringjallin trurin e një derri të ngordhur
E Mërkurë 17 Prill 2019, 22:10
Dritare.net
Gjetjet nxisin debatin etik për pengesën midis jetës dhe vdekjes, por ofrojnë një mënyrë të re të studimit të sëmundjeve si Alzheimer.
Studimi tregoi se vdekja e qelizave të trurit mund të ndalohet dhe se disa lidhje në tru mund të rivendosen edhe pas vdekjes. Sidoqoftë, nuk kishte sinjale nga truri që tregonin vetëdije ose ndërgjegje.
Gjetjet e befasishme e sfidojnë idenë se truri shkon në rënie të pakthyeshme brenda disa minutave nga ndërprerja e furnizimit me gjak./D.B/Dritare.net