Shkenca konfirmon se shtatzënia mund të jetë ‘ngjitëse’

Sipas statistikave, viti 2010, ishte viti kur numri i shtatëzanive në SHBA arriti në 6.2 milionë! Kjo shpjegohet nga një zbulim i shkencëtarëve, që kanë bërë rreth shtatzënisë.

Dritare.net do ju tregojë si shkenca shpjegon se shtatzania është ngjitëse.

Në vitin 2014, revista Shoqata Amerikane Sociologjike, publikoi një studim që tregonte se shtatzënia mund të jetë ngjitëse.

Gjatë studimit, i cili zgjati 10 vjet, studiuesit analizuan të dhënat e 1,720 grave dhe zbuluan një prirje shumë interesante: më shumë se gjysma e grave u bënë fëmijë, deri në fund të eksperimentit.

Gjatë intervistave, gratë, përmendën edhe miqësinë, e cila ishte një arsye e mundshme që të ‘ngjiste’ shtatzëninë. Kjo sepse njerëzit priren të veprojnë sipas mjedisit të tyre.

Kjo do të thotë, që duke parë një mikeshë tuajën shtatzënë, ngjallen ndjenja pozitive për të pasur dhe ju një fëmijë.

LEXO DHE :  Burri këngëtar e dhunonte, shokon gruaja: Nëna më kërkonte të prostituoja

Gjithashtu, ka disa faktorë të tjerë të mundshëm që nxisin një grua të ndryshojë qëllimet e fertilitetit.

Për shembull, duke parë sesi shoqja e saj arrin të kujdeset për fëmijën, fiton besim se dhe ajo është e aftë të bëjë një gjë të tillë.

Jo vetëm kjo, por kur shikon shoqen që është bërë mama, ju filloni të mendon se jeni vonë dhe ju duhet të bëheni nënë gjithashtu.

Çuditërisht, jo vetëm për t’u bërë nënë, por edhe te numri i fëmijëve, ndikon miqësia.

Arsyeja është e njëjtë. “Shoqja ime ka 3 fëmijë, ndërsa unë vetëm një. Mesa duket jam vonë, duhet t’i lind dhe unë 3”, filloni të mendoni kështu.

Fakti interesat është se ky element ngjitës nuk ekziston mes motrash, por vetëm mes shoqesh./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.