Shkenca konfirmon se humbja e peshës ju bën më të uritur
Dritare.net
Nëse keni provuar të humbsni peshë duke ngrënë më pak kalori, ju e dini se duke kufizuar ato që ju hani, iu shtohet më shumë dëshira për ti konsumuar. Vetëm duke e ditur se ju nuk mund ta hani atë copën e dytë të picës, ju bën ta doni më tepër.
Kjo gjë e bën shumë të veshtirë humbjen e peshës, për këtë arsye hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, kanë zbuluar se cili është shkaku.
Për të hequr çdo lidhje midis ndryshimit të oreksit dhe të ndjerit të privuar, ata i dhanë 150 njerëzve të rritur, një ilaç qetësues të padëmshëm, për të humbur peshë pa dieta. Ata monitoruan peshën e secilit dhe cilat ushqime konsumonin për 52 javë.
Njerëzit që humbën peshë duke përdorur ilaçet, përfunduan duke ndryshuar mënyrën e tyre ushqimore. Për çdo dy paund që humbisnin, ata hanin rreth 100 kalori shtesë çdo ditë.
Zbuluesit dolën në përfundimin se sa më shumë peshë të humbisni, ju bëheni më të uritur, edhe nëse ju nuk ndiqni atë dietë e cila ju bën të ndjeheni të privuar në ushqimet që konsumoni. Sa më shumë paund që ju humbisni, aq më pak kalori trupi juaj ka nevojë për të funksionuar. Nëse ju hani më shumë kur trupi juaj kërkon më pak, mund të përfundoni duke fituar çdo paund të humbur . Nuk është më çudi se pse është kaq e vështirë të mbash një peshë optimale.
Nga ana tjetër, ky zbulim i ri provon se trupi i njeriut është projektuar për të refuzur humbjen e peshës. Prandaj nuk është plotësisht faji juaj nëse ju humbisni disa paundë dhe pastaj i rimerni. Fajësoni shkencën! /cosmopolitan/ dritare.net