Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç ku një person i shpallur në kërkim prej 3 vitesh, pasi është ndjekur nga policia ka qëlluar mbi ta. Sipas të dhënave të para policia është vënë në ndjekje të shtetasit Markel Bushi, por sapo e ka rrethuar, personi në fjalë ka qëlluar me armë ndaj efektivëve. Mësohet se Bushi është në kërkim prej 3 vitesh për grabitje. I kërkuari është larguar duke qëlluar me armë drejt policisë, e cila ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për kapjen e tij./d.m-dritare.net