Shkëlzen Berisha përgenjështron lajmet, poston foto me të birin
E Premte 22 Shkurt 2019, 22:10
Dritare.net
Videoja e bashës dhe Shkëlzen Berishës në aeroport bëri xhiron e rrjeteve sociale. Por u tha se prezenca e Shkëlzen Berishës ishte me urdhër nga lart për të diktuar mesazhet e kryedemokratit Basha në takimin me krerët e OSBE-së dhe PPE-së.
Mirëpo, sipas Berishës e vërteta duket se qëndron ndryshe. Eshtë vetë Shkëlzeni i cili ka zgjedhur t’u kthejë përgjigje mediave të cilat spekuluan me të, duke publikuar foton me djalin e tij dhe njëkohësisht duke bërë ironi. “Për gjithë “dashamirësit” foto nga “takimi me OSBE në Vjenë”, shkruan ai në foton e publikuar në rrjetet sociale./A.C/dritare.net