Shkëlzen Berisha i shkruan dritare.net: Riciklimi i rrenës.
Dritare.net
Një ndër këta artikuj të ribotuar ishte edhe ai i Sheryl Conelly, i cili e akuzonte se kishte takuar Efraim Diverolin.
Me anë të një e-maili, z. Shkëlzen Berisha, mohon të ketë takuar Efraim Diverolin apo partnerët e tij, dhe i kërkon dritare.net ta ribotojë përgënjeshtrimin e tij të vitit 2015.
Për hir të “parity conditions”, po e botojmë.
Ja reagimi i tij i plotë:
“Riciklimi i rrenës.
Ne lidhje me nje artikull te botuar nga media afer qeverise dua te sqaroj sa me poshte: Ne vitin 2008, menjehere pas shkrimit te NYT, u kam shperndare mediave nje pergjigje, ku pasi mohoja cdo lidhje me historine ne fjale dhe personat e perfshire ne te, theksoja se koha dhe hetimet do t’i provonin ato si te paverteta.
Kane kaluar 7 vjet dhe kjo ceshtje eshte hetuar ne Shqiperi dhe SHBA nga drejtesia amerikane.
Protagonistet e saj jane hetuar dhe denuar, por emri im nuk figuron ne asnje pjese apo faqe te ketij hetimi per faktin e thjeshte, se nuk kam pasur asnje njohje, lidhje, takim, kontakt, mardhenie me Efraim Diverolin, ortaket apo biznesin e tij.
Sado ta riciklosh nga gazeta ne liber e anasjelltas, sado te mundohesh, e te lodhesh,sado ta perkthesh ne gjuhe te ndryshme, nje rrene nuk behet kurre e vertete.
Aq me teper kur per thurjen e saj autori nuk harron te falenderoje publikisht edhe “zogun e Rames”. Sigurisht kjo nuk pengon askend, qe ne mungese te fakteve, te ngushellohet e nginjet me rrena”./dritare.net