Shkelja e të dhënave personale cënon çdo ditë të drejtat e privatësinë secilit prej nesh!
Dritare.net
Është bërë e udhës që fill pas publikimit të një ngjarje nga aksh media, agjensite apo strukturat përkatëse të zgjohen e shkunden, duke kuptuar sëfundmi se duhet të lëvizin e funksionojnë.
Një tjetër problem penalizon përpos gjithë të tjerave, qytetarët e këtij vëndi, minorenêt kryesisht, ndërsa të dhënat personale, cënohen e shkelen cdo ditë nga subjekte e për shkaqe të ndryshme, publiciteti kryesisht, duke u përdorur a shfaqur në publik pa kriter.
Çdonjëri prej nesh ndeshet kudo cdo ditë me një absurd të ri për këtë shkak.
Publikimi i të dhënave personale dhe jetës private të shtetasve, posacërisht në rastet kur sekush është subjekt hetimi apo gjykimi, pêrbën një precedent të rrezikshëm, ndërsa shkelja e këtyre të drejtave përbën pêrvecse vepër penale dhe një mundësi të humbur për seicilin, me kosto te konsiderueshme ne imazh.
Ente të ndryshme private a shtetërore, klinika a njësi shërbimi gjithashtu, rreken të kërkojnë e publikojnë ditë pas dite të dhëna personale të secilit prej nesh, në rast të kundërt të refuzohet shërbimi a përfitimi i një shërbimi.
Pakkush ka dijeni për ekzistencën e një ligji të posacêm për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili percakton qartazi rregulla e detyrime taksative në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, jetës private gjithashtu, duke parashikuar sakaq kufizime dhe sanksione në rastet e konstatimit të shkeljes së këtyre të drejtave.
Referuar ligjit përkatës, të dhënat personale përpunohen apo merren nga cdo ent përkatës publik apo privat, vec nëse subjekti jep pëlqimin e tij për këtë qëllim, në rast të kundërt askush nuk mund të marrë të dhënat e shtetasve, si klient, bashkëpunëtor apo në cdo cilësi tjetêr, përvevse në raste të posacme kur kêto të dhëna janë një referencë e domosdoshme për kryerjen e veprimeve përkatëse.
Në rast të kundërt cdo shkelje kundra këtyre të drejtave, është e dënueshme sipas ligjit.
Për këtë arsye Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duhet të ndërmarrë hapa konkretë për informimin e enteve përkatëse e jo vetëm, pasi evidentimi dhe ndjekjave e këtyre rasteve me ardhjen e pasojave nuk do të kishte më kurrfarê vlere për seicilin prej nesh.
Përpos të tjerave është me vend që në rastet e konstatimit të shkeljeve përkatëse, të urdhërohet menjëherë bllokimi, fshirja dhe shkatërrimi i këtyre të dhënave, masa këto që do t'i paraprinin ekspozimit të këtyre rasteve, në mbrojtje e në respekt të lirive e të drejtave kushtetuese te secilit prej nesh./ Dritare.net