Shkatërrimi i Notre Dame/ Miliarderët dhurojnë para për rindërtimin, deri tani 500 milionë euro!
E Martë 16 Prill 2019, 14:02
Dritare.net
Donacioni më i madh i njoftuar këtë të martë ishte nga 'LVMH Group' (LVMHF), e cila zotëron Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy. Kompania premtoi 200 milionë euro.
Kompania tha në një deklaratë se donacioni tregon solidaritet me këtë tragjedi kombëtare dhe se fondet do të përdoreshin për të rindërtuar katedralen e jashtëzakonshme dhe simbolin e bashkimit francez./D.B/Dritare.net