Shisnin drogë pranë shkollave 9-vjeçare në Tiranë, arrestohen tre të rinj

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Të arrestuarit janë Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç dhe Xhulio Koprencka, 23 vjeç banues në Tiranë.

Prangosja e tyre u bë këtë të hënë, pas informacioneve se shpërndanin kanabis sativa pranë shkollave 9-vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

LEXO DHE :  Gazetarja e famshme italiane: Ja si ma anuluan intervistën në Rai, në minutën e fundit!

Bruno Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e policisë në rrugën e “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me kanabis, gati për në treg.

Gjithashtu në banesën që kishin marrë me qira janë konstatuar Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.