Shikoni pse Dua Lipa është supersticioze!

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të mira të muzikës pop, ku të gjitha këngët e saj janë bërë hite me miliona klikime në Youtube.

Megjithatë, në një intervistë për “V Magazine” ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme, por edhe pse duket një vajzë pa komplekse dhe çapkëne, gjatë intervistës ajo është shprehur se është shumë supersticioze.

“Jam shumë supersticioze. Si fillim ngrohem, duke pirë një çaj. Nëse njerëzit që punojnë me mua janë në një dhomë dhe kanë pije në gota, nuk lejohen të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin. Jo vetëm përpara një koncerti, por gjithmonë. Përpara një spektakli në Stokholm stafi im mendoi të bënte gëzuar me ujë dhe unë u inatosa shumë! Atë ditë më ka ecur çdo gjë keq me koncertin tim. Gjithashtu, gjatë performancës në “BritAwards” i vesha kilotat nga brenda-jashtë, sepse isha shumë nervoze për performancën”, ka thënë Dua.D.M-Dritare.net

Komentoni