Shikoni a ju bën mirë të hani çdo ditë vezë!

Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme.

Një vezë përmban pothuajse 70 kalori, ato janë një burim i madh proteinash që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe sigurojnë strukturë në organizëm.  E verdha e vezës përmban antioksidantë që mund të zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular dhe katarakteve të lidhura me moshën, të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe disa tipe kanceri. Gjithashtu vezët forcojnë muskujt, kockat dhe dhëmbët.

Image result for veza te forcon muskujt

Por pyetja është a na bënë mirë të hamë një vezë në ditë?

Një studim në vitin 2016 i botuar në American Journal of Nutrition Clinical, zbuloi se ngrënia e një veze në ditë nuk shoqërohet me një rritje të riskut kardiovaskular. Studiuesit gjetën se ngrënia e një vezë në ditë nuk u shoqërua me një rrezik në rritje të sëmundjeve koronare të zemrës.

LEXO DHE :  LIVE Francë-Peru/ Nis sfida, Franca kërkon kualifikimin

Image result for veza te forcon muskujt

Një vezë e madhe përmban rreth 1.6 gram yndyra të ngopura, më shumë se gjysma e yndyrës në vezë,  2.7 gram – vjen nga acidet yndyrore të monounsaturar dhe të polisatura përfshirë omega 3 të kombinuara.

Por ajo që duhet të kemi kujdes është se vezët janë një burim i yndyrnave të ngopura, nivelet e larta të së cilave mund të ngrenë nivelin e përgjithshëm të kolesterolit, dhe kjo çon në risk për sëmundjen kardiovaskulare.

Një vezë e madhe përmban rreth 180 miligramë kolesterol. Pra ajo që këshillohet është që në ditë nuk duhet të konsumohen më shumë se 300 miligrame kolesterol. Mund të hani çdo ditë vezë, por duke patur parasysh që nuk duhet të merrni yndyrna të tjera./D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.