Viktimat e modës janë të tmerrshëm, të tillë njerëz nuk janë vetëm në ditët e sotme por edhe qindra vjet më parë, industria e modës ka ndikuar mënyrën se si njerëzit e formonin jetën e tyre.
Në ta kaluarën njerëzit ishin shumë herë më të ndikuar nga moda se ç’jemi ne sot. Ata ishin të detyruar të ndiqnin praktikat kulturore, që nuk kishin të bënin me diçka të bukur, ishin tepër të rrezikshme.
Dritare.net sjell sot në këtë artikull, 10 trendet e rrezikshme që përdoreshin në të kaluarën.
Lidhja e këmbëve në Kinë (960 – 1912)
Duket e pabesueshme, por është shumë e vërtet, sesi në Kinë, në kohën e Dinastisë përgjatë viteve 960-1279 dhe deri në vitin 1912, kur u ndalua zyrtarisht, gratë dëshironin t’ju jepnin formë eshtrave të këmbëve të tyre,për t’i përshtatur ato me këpucët tradicionale. Këto këpucë nuk ishin normale siç shohim ne sot, ishin aq të ngushta, saqë pjesa e përparme ku ndodhen dhe gishtat, nuk shkonte më shumë se 4 cm pastaj zvogëlohej duke përfunduar menjë majë të gjatë.
Unaza qafore për gratë Kayan në Myanmar
Gratë Kayan të Myanmarit mbanin unaza të çuditshme në qafë që në moshën 5 vjeçare, në mënyrë që qafa e tyre të mësohej dhe normalisht që ishte më e lehtë që unazat të zinin vend mirë, në këtë moshë kaq të re. Çdo grua duhej të mbante 11.5 kg unaza në qafë. Ky veprim ishte i lidhur me besimin që ato kishin, por për çudi unazat nuk e zgjasnin qafën. Ata e deformojnë atë dhe vetëm të japin iluzionin e një qafe më të gjatë. Ndërkohë akoma gratë atje vazhdojnë ta praktikojnë këtë traditë besimi, informon dritare.net
Ngjyrat në Japoni
Për Japonezët ngjyra është konsideruara gjithmonë e bukur. Një femër pasi martohej përveç flokëve duhej të ngjyroste edhe dhëmbët. Ky zakon zgjati për mijra vjet deri në fund të shekullit të 19-të, dhe arsyeja ishte, se ngjyrosja e dhëmbëve është e dobishme për shëndetin e tyre dentar.
Skirts hobble Këto funde të ngushtë e të shkurtër ishin më të parapëlqyerat për gratë
Disa gra do të vishnin diçka që quhej fetter, për t’i mbajtur gjunjët së bashku dhe për të parandaluar rënien e fundit
ndërkohë që kjo prirje filloi të mos pëlqehej më, shumë dizajnerë filluan të ofrojnë dizajne të reja që lejojnë lëvizjen më të mirë të këmbëve.
Këpucët me majë të gjatë
Këpucët me majë të gjata kanë qenë në modë, por ato ishin veçanërisht të njohura gjatë shekullit të 15-të, përkundër kritikave të rënda nga shumë njerëz të asaj kohe, që nuk e dëshironin ta praktikonin te vetja e tyre këtë modë të shëmtuar për ta.
Korsetë meshkuj
Që në vitin 1500 korset përdoreshin edhe nga burrat, ata kishin dëshirën të kishin belin e tyre të ngushtë ashtu sic e kishin dhe gratë. Nga 1880, forma klasike e korses ndryshoi dhe u shndërrua në një brez të ngurtë të lidhej me pantallonat e tyre.
Ilaç për dieta
Gjatë viteve 1900, ishte shumë e përhapur për gratë një lloj diete, që realizohej me një ilaç të veçantë.
Kjo praktikë i ndihmoi gratë të humbnin peshë duke mos e zvogëluar kalorinë e tyre.
Zgjatja e qepallës duke përdorur gjilpërën
Duket e pabesueshme por edhe në në të kaluarën qenka praktikuar një lloj operacioni plastik, për tu dukur më bukur. Metoda e qepjes së qepallës së syrit me gjilpërë realizohej duke fije floku të gjatë dhe përmes gjilpërës nga epiderma kalon te kufiri i poshtëm i kërcit të tragusit. Ndërkohë përdorej dhe kokainë për të pasur efektin e duhur.
Stilimi i flokëve pas 1700
Në fund të viteve 1700 parukierët kishin rolin kryesor, sepse njerzit i kushtonin shumë rëndësi paraqitjes së jashtme. Për flokë me volum, me onde perfekte e të tilla si këto, ata përdornin sende të nxehta në forma cilindri.
Fustane të tepër të rënda
Crinoline filloi të përdoret në 1850 dhe u përhap shuam përgjatë këtyre viteve duke u bërë si traditë. Këto veshje kaq të rënda, me shumë metra copë të qepura së pari ishin të vështira për tu përdorur./A.C/dritare.net