Shihni në 30 minuta dasmën e Ledionit dhe Sarës!
E Diel 16 Shtator 2018, 22:10
Dritare.net
Vetë Sara, ditën e djeshme e mbushi Instagramin e saj me foto nga dasma. Ndërsa e motra, Lori, hodhi një triler të shkurtër, të të gjitha prapaskenave, festës së beqarisë dhe çdo gjëje tjetër nga përgatitjet e dasmës së të motrës.
Ditën e sotme, Lori ka hedhur në Youtube, ashtu siç premtoi, një video 30 minutëshe, të dasmës, në të cilën mblidhen të gjitha prapaskenat, emocionet, humori, argëtimi dhe vështirësitë që u hasën në organizimin e dasmës së Sarës dhe Ledionit./K.C/dritare.net