Shifrat alarmante/ Politekniku, Universiteti më i korruptuar
Dritare.net
Por ajo që është akoma më shqetësuese është se 73 % e studentëve të anketuar kanë pranuar korrupsionin në Universitetin e tyre.
“73% e studentëve të anketuar pranojnë korrupsionin brenda Universiteteve, 62% pohojnë se janë të informuar nga eksperiencat personale miqve apo familjarëve të tyre”-kanë deklaruar përfaqësues të “Qëndresës Qytetare’.
Po cilat janë format më të përhapura të korrupsionit?
“43% pranojnë se jepen para në këmbim të notës, ndërsa 7% mendojnë se korrupsioni vjen përmes shitjes se librave. 24% e studentëve thonë se do të jepnin para në këmbim të notës”.
Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet më i korruptuari në vendin tonë, në masë 80%, më pas ndiqet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës me prezencë të këtij fenomeni 77%.
43% e studentëve kanë paguar në këmbim të notës, përmes një personi të tretë.
“Jo thjesht ndërmjetës dhe sekretarë, por ka arritur deri aty sa përdoren edhe lokalet, ku shkohen dhe lihen lekët te kamarierët”, tha Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan./ I.M-Dritare.net