Sherri në rrjetet sociale, Spiropali padit nënkryetarin e LRI
Dritare.net
Ata kanë shkëmbyer replika në distancë lidhur me aleancën PS-LSI orët e fundit. Pas një statusi të Spiropalit, Pojani e sulmoi atë duke e akuzuar për vjedhje në doganë. Por Spiropali i është përgjigjur duke njoftuar se ka bërë padi ndaj tij për shpifje.
Statusi i Spiropalit:
“Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSHit, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”.
Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete.
S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjenë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale. Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur”