Reagimi i Damianos pasi Danjeli tregoi kë kishte nominuar këtë javë, nuk kaloi pa debat mes dy djemve. Musa ngacmon Damianon duke i thënë se kë kishte nominuar mbrëmë. “Olsin dhe Benardin”, thotë Damiano. Ndërsa reagon Danjeli. “Sa mirë. Ke bërë zgjedhjen e duhur”, i thotë ai.
“Unë nuk luaj si kalama”, thotë Damiano. “Normal o burrë, je tepër i rritur, si ti, si Musa. Nuk e kuptoj se si ju të dy e bëtë aq shpejt atë kontratën gojore me nga një birrë mbrëmë”, i ngacmon Danjeli.
“Unë bëj kontrata çdo javë. Më pëlqen shumë ajo loja jote. Sa vota të duhen për të mos u nominuar se në finale nuk arrin dot ti?”, i thotë Damiano me ironi. Këtë përgjigje e merr përsipër t’i përgjigjet Fotinia, e cila thotë se i pëlqen të dalë çdo javë në nominim. “Atë e vendos publiku se kush duhet të dalë. Unë e kam shumë qejf të dal në nominim”, thotë ajo.
“Danjel, ke bërë dy llogari gabim. Ke lëvizur një gur shumë gabim. ‘Qëllove si kalama o Mane’”, i thotë Damiano. “Ti ngatërron kekun me byrekun. Unë për vete në lojë kam kufij, kam edhe fytyrë. Ky është ndryshimi mes meje dhe teje. Nuk është e thënë që nëse të del leshi në fytyrë je i pjekur ose se mbushe 26 vjeç”, reagon Danjeli.
“Edhe unë i kam disa fytyra dhe mua më vjen mirë që jam në mendjen, në zemrën dhe në planet e tua. Kjo do të thotë që ti nuk fle dot gjumë pa i ngritur radarët lart pa parë se çfarë bëhet në shtëpi”, i thotë Damiano./Big Brother/