Sherr në komisionin e ekonomisë, Noka: Do thyeni qafën pas përgjimit tjetër
E Hënë 21 Maj 2018, 16:04
Dritare.net
“Së shpejti do keni një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojnë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”- tha ai.V.D/Dritare.net/