Sherr mes Dudushit e Berishës, në Top Channel
Dritare.net
Berisha i ka thënë Dudushit se duhet të nxirrte Ramën nga emisioni “Top Show”, ndërsa gazetari i ka përmendur vilën që ka në Tiranë.
Pjesë nga debati:
Dudushi: Studentët thonë plotëso tetë pika. Kryeministri thotë jo këto tetë pika, po hajde i hyjmë me themeli dhe ku është problemi.
Berisha: Dinë më shumë se sa piktori dështak dhe ndrikull vila. Po vilën 200 mijë euro si e ndërtoi ajo dhe s’ka thënë një fjalë për vilën. Po pse nuk thotë Edi Rama për vilën e Surrelit? Unë me rrogën time e kam pasur të pamundur që të ndërtoj vilë. Nga u ndërtuan sarajet e Surrelit. Nga dolën këto.
Dudushi: Ju keni apartament në qendër të Tiranës. Dilni në Facebook me vilën.
Berisha: 125 metër katrorë e kam nga 90 metra katrorë që ka qenë dhe kursimet e mija kanë qenë për të shtuar apartamentin tim. Nuk kam vilë në Lalz dhe askund. është vilë e kunatit tim dhe vajzës sime dhe kam një dhomë timen të dhuruar. Nuk mund të ndërtoj vilë me rrogë. Nuk ndërtohet shtëpia me rrogë./ I.M-Dritare.net