Sherr me thika në Fier, humb jetën adoleshenti
E Enjte 18 Tetor 2018, 17:05
Dritare.net
I riu është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.
Ai është transportuar në spital pa shenja jete.
Adoleshenti është goditur për vdekje me thikë pas një sherri nga një bashkëmoshatar.
“Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.
Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier”, thuhet në njoftimin e policisë. V.D/Dritare.net/
https://youtu.be/cdyrF055GhU