Sherr me armë zjarri në Kinostudio, plagosen tre të rinj
E Enjte 28 Qershor 2018, 08:08
Dritare.net
Sipas policisë të plagosurit janë shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.
Deri më tani uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë. Sakaq, policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se përplasja mes të rinjve ka ardhur si pasoje e ndarjes të territoreve për shitjen e lëndëve narkotike. V.D/Dritare.net/