Shërim të shpejtë e faleminderit Ҫim Xhepa!

Një të enjte të shëmtuar Shqipërie, mbledhur e rrudhur një dorë nga sherre banale, debate sterile, ulërima hajdutësh; kapni hajdutin, lajmesh për vrasjen gabimisht, me 41 plumba. Një të enjte të tillë ku sikur të mos mjaftojnë të tërë prishet dhe serveri i Lotarisë Amerikane, lexon edhe për vdekjen e Dritan Priftit, nga një sëmundje e rëndë, në moshë të re.
Dhe e gjitha mbyllet me lajmin e shumës modeste që Rama ka aprovuar për Ndriҫim Xhepën.
Këtu ndalon, nuk vazhdon më, del nga lajmi, shkon te njeriu, fëmija, vajza, spektatorja, gazetarja që e njeh këtë artist nga më të dashurit e shqipes. Ndalon ti, ndalon edhe lexuesi yt. Sëmundja e Ndriҫim Xhepës është lajmi më i lexuar këtë të enjte në dritare.net , lajmi me i komentuar. Me dashuri, me merak, me urimin për shëndet, me fjalë zemre për aktorin e zemrave.
Kur lexon kaq shumë njerëz të shkruajnë me të njëjtat fjalë, ndihesh mirë, që kemi ende mes nesh, nga ata që ua shkëpusin lotin dhe fjalën e mirë, shqiptarëve, gjithë halle e mllefe.
Se Ҫim Xhepa veҫ i ka dhënë këtij vendi, s’i ka marrë kurrë asgjë, ndaj e duan, i urojmë shërim e nuk lexon kënd të qahet për 5 milionë, siҫ mallkojnë, kur i merr ndonjë ndryshe. Për Ndriҫim Xhepën duket pak, ngjan asgjë dhe kaq.
Ndriҫim Xhepa është ylli i skenës, Lorik Cana është yll i fushës. Sa me krenari do e kujtojë i biri, ate ҫast kur ishte aty, ndërsa stadiumi falënderonte me lot Kapitenin.
Sa gëzim do ndjejë gjithë jetën fëmija i Ndriҫim Xhepës, kur te shohë filmat e të jatit.
Ҫfare pasurie po i lënë fëmijëve, këta njerëz që e deshën këtë vend dhe ky vend i do.
Po këta, këta që ziheshin sonte nga parlamenti, mandej nëpër stola e dritare televizioni, këta ku do i lënë fëmijët, mes kaq urrejtjeje kolektive ?
E kanë menduar? Mbase e kanë menduar, ndaj i ҫojnë jashtë./ r.xh/dritare.net

LEXO DHE :  Marina Vjollca, shumë shpejt në ekran!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.