Emra të njohur, si Merlin Haxhiymeri, e fejuara e Jon Gjebreas, Valbona Selimllari, Armina Mevlani, Rudina Magjistari, Françeska Jaçe, janë vetëm disa prej personazheve të famshëm shqiptarë që janë surprizuar këtë Shën Valentin.
Ndërkohë, aktori i mirënjohur Zef Deda, në ditën e të dashuruarve ka gjetur një mënyrë të veçantë për të surprizuar bashkëshorten e tij. Ai ka shkuar në Postën Shqiptare të Shkodrës, ku dhe bashkëshortja e tij punon, dhe i ka dërguar një trëndafil. Rozi, është surprizuar shumë pasi “Mjeshtri i Madh” i ka dhuruar lulen në sy të gjithë të pranishmëve.
Me një darkë romantike, rrethuar me zemra të kuqe dhe qirinjë në mes të tryezës, së bashku me djalin e tyre të vogël, kështu e ka festuar Adelina Ismaili këtë Shën Valentin, shkruan Dritare.net.
Ndërkohë moderatorja bukuroshe Marina Vjollca dhe këngëtari Getoari, zgjodhën një “arratisje të ëmbël” për këtë 14 Shkurt. Çifti ka zgjedhur ta kalojë në një vend të ngrohtë, me ç’kuptohet nga veshja e moderators.
Ndërkohë, motra e Marinës, Luana është treguar më diskrete. Ajo ka pozuar para një oxhaku, e veshur me një fustan të kuq, shumë sensuale, ndërsa zbulon hiret e saj femërore dhe qëndron pranë zjarrit.
Kurse, modelja e njohur Emina Cunmulaj, e çoi lojën në një tjetër nivel. Ajo postoi në Instagram një foto, ku shihet pranë një dhome të mbushur me tollombace dhe lule. Duke e shoqëruar me shkrimin “një natë magjike”.
Besi dhe Xhensila, po ashtu kanë vendosur të largohen nga Tirana për këtë Shën Valentin dhe ta festojnë në Santorini, në ishullin e dashurisë. Epo vend më të mirë, nuk kishin ku të gjenin.
Në Santorini ndodhet edhe këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila ka postuar ditën e djeshme, disa foto të nxehta.
Mozzik nuk ka lënë të kalojë edhe festa e Shën Valentinit pa u treguar emocional. Ai ka publikuar në Instagram një foto ku shihet me të dashurën e tij. “Urime alarmi jem, urime dosti jem, urime pllumi jem. Urime Shën Valentini”, shkruan Mozzik në urimin e tij./a.f/Dritare.net