Shembja e Teatrit, Nano: Rama po ecën kuturu dhe mund të thyejë qafën

Mutafa Nano e konsideron një “të pabërë” këtë që po ndodh me Teatrin Kombëtar. Në një intervistë dhënë për “TemaTv”, Nano rendit problematikën që nxjerr në pah çështja e TK, si nguti për të shembur godinën, projekti i prezantuar në Kryeministri dhe i pakonsultuar, si dhe Partneriteti Publik-Privat.

 

“Nano e krahason Tiranën e Ramës me një Frankenshtein, që do të bëhet edhe më i tmerrshëm me ngritjen e shtatë kullave mu në zemër të Tiranës. Ai ndalet te roli i kryebashkiakut Veliaj, në këtë histori, që, sipas tij, i bindet verbërisht vullnetit të Kryeministrit, si dhe qëndrimi i opozitës. Ai shprehet se, me gjasë, kjo e fundit është e përfshirë kokë e këmbë në aferën e kullave: “Aktorët do duhej ta kishin refuzuar ndihmën e opozitës, ashtu si do duhej të shmangnin deklarata politike të tipit ‘kjo qeveri është e marrë fund’. Mirëpo, nuk di pse nuk e kanë bërë. Mesa duket, janë të dobët, të paktë, të përçarë dhe nuk dinë se ç’të bëjnë”, shprehet ai.

LEXO DHE :  Berisha: Ja 10 kushtet që ka Gjermania për hapjen e negociatave

1 Comment

  1. Nano e ka pranu qe o katunar, se si mund te quhet teater kjo godine e ndyre nuk e mor vesh kur shikon fqinjet se cfar teatrosh kane. Kjo eshte nje hale publike ku fatkeqsisht ka mbijetuar. Mos shikoni Italine se nuk i afrohemi dot por shikoni teatrin e Shkupit cfar kryevepre kane bere o idjote qe kundeshtoni.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.