Shehi, Tabaku apo Gjosha kundër Veliajt në 2019? Ja si përgjigjet Basha!
Dritare.net
Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Fakt” në Syri.net, në lidhje me emrin e opozitës që mund të jetë përballë Erion Veliaj në zgjedhjet.
Dashamir Shehi, Jorida Tabaki apo Klajda Gjosha, mund të jenë përballë Veliajt, ka qenë pyetja e gazetarit, për të cilën Basha është shprehur: “Është totalisht e parakohshme, mendoj aspak e vlefshme në këtë moment të hedhim në media emra ndërkohë që kemi shpallur një proces. Dhe që procesi të jetë serioz duhet që qytetarët, anëtarët e PD, faktorët e tjerë, të dëgjohen para se të merren vendimet të cilat do të respektojnë dhe do të përfaqësojnë konsensusin dhe unitetin rreth emrave në çdo bashki, natyrisht edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Por, siç ju thashë në këtë aspekt, jemi realisht të parakohshëm. Procesi do të nisë dhe një gjë ju garantoj, që të paktën në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, Partia Demokratike do të jetë gati shumë më herët seç ka qenë në ndonjë palë zgjedhje të tjera në historinë e saj.”/ I.M-Dritare.net