Shehi: Shumë komponentë politikë kanë mbyllur sytë për drogën në Vlorë
E Mërkurë 25 Tetor 2017, 23:11
Dritare.net
" Nuk po themi që e ka bërë Edi Rama Vlorën me drogë. Vlora është porti më i afërt me Italinë, se po ia çojmë drogën kalamanjëve të tyre. Vlora kështu ka qenë me kohë, edhe në kohën tonë.
Ky fenomen është agravuar gjatë kësaj qeveria, sepse shumë komponentë politike kanë mbyllur sytë. Dhe Habilajt kanë marr përsipër në njëfarë mënyrë, të bëjnë këtë shpërndarje.
Vlora ka qenë e majtë dhe shumë komponentë nga PS vijnë nga Vlora. Këto deputetë, e ministra, rrënjët i kanë nga Vlora dhe Habilajt domosdoshmërish që andej do të dalin.",-tha Shehi.