Shef Xhema, i pjatave të bukura dhe të shëndetshme
Dritare.net
Që të ushqehesh shëndetshëm dhe të provosh shije të paimagjinueshme, duhet të dish kush është shefi i kuzhinës.
Në kryeqytet ka shumë emra të njohur të pjatave të bukura. Por, nëse na pyesni ne dritare.net, Veggies Tirana është zgjedhje e parë, se pjatat nuk i ka vetëm të bukura, por edhe të shëndetshme.
Veggies është i vetmi në Shqipëri. Nuk është e lehtë të edukosh shijet vegjetariane në një vend që pëlqen mishin, por ja që nuk qenka e pamundur.
Veggies funksionon vetëm si katering, por është duke u bërë gati edhe rihapja e restorantit, si dikur, kur të gjithë mblidheshim aty.
Jo vetëm me ushqimet e shëndetshme dhe plot shije që gatuan shef Xhema, por edhe me shumë risi të cilat do t’i zbuloni vetëm , përditë një të re.
Veggies është si laborator idesh që sjell pjata me detaje dhe teknikë, nga kultura të ndryshme të botës.
Shef Xhema është ai që prej kohësh , qëndron në krye të kuzhinës dhe vijon ta bëjë punën e tij me pasion, jo vetëm si shef, por tashmë edhe si administrator i Veggies.
Duke filluar nga pjatat më të njohura si Avotoast, Burrito,Taglliatele , e deri te shijet e reja aziatike si Noodles me vezë apo Thai Curry, të gjithë përgatiten nga shefi me delikatesë, e më pas vijnë tek ju me një shërbim të shkëlqyer.
Shërbimi katering i Veggies ju sjell ushqimin aty ku jeni dhe në një kohë rekord, sa hap e mbyll sytë.
Veggies Tirana nuk realizon e çon ushqim vetëm për veganët, apo ata që duan të humbin peshë me dieta të mirëpërcaktuara, por është për të gjithë.
Është për ata që duan një jetë të shëndetshme, duan të provojnë shije të reja dhe për ata që duan të ushqehen me produkte bio, nga duart e një prej shefave më të mirë të restoranteve vegane në Shqipëri.
Veggies Tirana është shije, është kulturë, është cilësi që flet me detaje, është vendi ku ti do shkosh njëherë dhe do rikthehesh çdo ditë.
Ne shkuam, provuam, dhe tani nuk i ndahemi. E duam Veggies!/ dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=CoLJpzz5iAc&feature=youtu.be