SHBA vendos tarifa miliarda dollarëshe ndaj Kinës
E Martë 18 Shtator 2018, 08:08
Dritare.net
Këto tarifa do të aplikohen për pothuajse 6,000 artikuj, duke shënuar kështu edhe tarifat më të larta të vendosura ndaj Kinës, nga ana e SHBA-së, informon dritare.net
Tekstili, orizi, çantat, sigurisht që do të përfshihen, por disa artikuj të tjerë, që ishin shënjestruar për tarifa më të larta, do të lihen jashtë, si për shembull, karriget.
Ndërkohë, më parë Kina premtoi se, do të hakmerret ndaj këtyre tarifave të SHBA-së.
Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi, që nga 24 shtatori, duke filluar me 20%, e më pas duke u rritur me 25%, në fillim të vitit të ardhshëm, nëse këto dy superfuqi nuk bien dakord./K.C/dritare.net