SHBA teston strategjinë e re ushtarake në Evropë
E Martë 19 Mars 2019, 18:06
Dritare.net
Ushtria amerikane në Evropë ka thënë se 350 ushtarë të Divizionit të Armatosur të Parë erdhën sot në Berlin si pjesë e një grupi prej 1,500 njerëzish që do të arrijë këtë javë.
Ata u drejtuan në Poloni, ku do të lidhen me tanket dhe njësitë e tjera të rënda të sjella nga pozicionet e tyre të caktuara në Holandë, dhe pastaj do të kryejnë manovra me forcat polake.
Ideja e një strategjie "angazhimi dinamik" është "të lëvizë shpejt forcat e gatshme për të luftuar" në Evropë nëse është e nevojshme.
SHBA, Kanadaja, Gjermania dhe Britania tashmë i komandojnë njësitë e batalionit në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni./E.D-Dritare.net