SHBA-të në alarm, 6 shtete në gjendje të jashtëzakonshme nga stuhitë e borës
Dritare.net
Më shumë se 50 milionë persona në mbi 15 shtete janë paralajmëruar për të qëndruar në shtëpi.
Edhe Washgintoni do të goditet nga stuhia dhe të dielën trashësia e borës pritet të shkojë deri në 76 cm, transmenton Kosova Press.
Në Washingtoni transporti publik do të jetë i mbyllur gjatë stuhisë së dëborës, madje edhe pasi rrugët kryesore të jenë pastruar, dhe trafiku do të jetë i vështirë për një farë kohe. Ndërsa gjendje alarmi është dhënë dhe në New York.
Deri tani 8 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 shtete kanë deklaruar gjendjen e emergjencës dhe mijëra fluturime janë anuluar.
Shërbimi Sinoptik parashikon se stuhia do të prekë nga Arkansas, në jug të Masacustes deri në veri lindje.
Njerëzit kanë nxituar për të furnizuar familjet e tyre me ushqime. Më shumë se 6 mijë fluturime kanë anuluar nga e premtja deri të dielën
Gjendje e emergjencës janë deklar uar në Tennessee, North Carolina, Virginia, Maryland, Pennsylvania.