Administrata e Trump-it rivendosi të gjitha sanksionet të hequra nga marrëveshja e viti 2015, që synonte Iranin dhe shtetet që tregtojnë me të. Sanksionet e reja do të prekin eksportet e naftës, anijet dhe bankat, me pak fjalë do të prekin sektorët kryesorë të ekonomisë. Mijëra iranianë u ngritën në protestë dhe këndonin “Vdekja e Amerikës”, duke hedhur poshtë thirrjet për bisedime. Ndërkohë, presidenti iranian, Hassan Rouhani, u zotua ta shesë naftën e vendit e tij dhe të thyejë sanksionet./K.C/dritare.net