SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane!

Televizioni prestigjioz “Fox News” i ka kushtuar një kronikë lajmesh shtrirjes së influencës iraniane në kontinentin Evropian.

Artikulli nis me sanksionet e vendosura nga Trump për Iranin, dhe kjo lëvizje provokoi reagime nga Evropa të cilët thanë se, ndjehen të keqardhur nga vendimi, shkruan Dritare.net.

Media vazhdon duke shkruar se shërbimet inteligjente iraniane po përhapen në Evropë.

Fox News, shkruan më tej se një diplomat rezident në Vjenë është një nga katër të arrestuarit për një komplot të dyshuar për të bombarduar një tubim vjetor të grupeve iraniane disidente në Paris.

E gjitha sipas medias amerikane ka të bëjë me muxhahedinët që janë strehuar në Shqipëri, dhe ka shqetësime reale rreth pranisë së tyre atje.

LEXO DHE :  Kryemadhi për studentët: Do t'i nxirrja Kejdi Mehmetajn dhe Kërpaçin nga varri për të votuar ndryshimet në ligj

Muxhahediënt iranianë i kanë thënë “Fox News”se : “Ambasada iraniane po punon fort duke dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës në Shqipëri”, shkruan Dritare.net.

Media amerikane ka kontaktuar edhe me Ministrin Pandeli Majko i cili ka deklaruar se zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje atij të rrisë sigurinë fizike.

Majko ka deklaruar se nuk ka frikë , dhe se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”.

Komplotet për sulme terroriste, vijon “Fox News” kanë të bëjnë me rritjen e presionit të Iranit mbi BE, për sanksionet./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.