SHBA në prag të zgjedhjeve, Trump dhe Obama në përballjen finale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë të martën në zgjedhje për konges, dhe dy partitë, ajo Republikane dhe Demokratike do të luftojnë për kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve që aktualisht kontrollohen nga republikanët e Trumpit.

435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat do të zgjidhen në këto zgjedhje të mesmandatit.

Analistët politikë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit u japin demokratëve një shans më të mirë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve sesa në Senat.

Nga ana tjetër Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Barack Obama janë përplasur në orët  e fundit të fushatës elektorale.

“Mendoj se ne do të dalim mirë në Dhomën e Përfaqësuesve, por siç e dini, fokusi im kryesor ka qenë Senati dhe mendoj se përpjekjet tona do të japin rezultate të mira në zgjedhjet për në Senat,” tha Donald Trump në Xhorxhia.

LEXO DHE :  Aksident në Qafë-Thanë, përmbyset autobusi me nxënës

“Votuesit duhet të vendosin nëse do të ndërtojnë mbi begatinë e jashtëzakonshme që ne kemi krijuar ose do të lejojmë demokratët t’i japin një goditje shkatërruese ekonomisë për të ardhmen tonë”-shtoi Trump.

“Ekziston një garë e ideve që po ndodhin tani, se kush jemi dhe çfarë lloj vendi do të jemi. Karakteri i kombit tonë është në fletëvotim,” tha Barak Obama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.