SHBA masa të reja ndaj Rusisë

Si dënim për mbështetjen e Presidentit të Sirisë, Bashar al Asad, SHBA-ja ka vendosur disa masa të reja për Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Sarah Huckabee Sander, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se vendimi pritet të merret në një të ardhme të afërt.

Ky nuk është një lajm i papritur për Rusinë, pasi ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, la të kuptohej të dielën, se vendimi për sanksione të reja është marrë tashmë.

Në një intervistë për televizionin “CBS News”, ambasadorja tha se, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ka për t’i njoftuar masat e reja të hënën dhe se ato do të prekin drejtpërdrejt kompanitë që kanë lidhje me pajisjet që janë përdorur për armët kimike të Assadit./K.Ç/dritare.net

Komentoni