SHBA: Le të vijnë kinezët, por qeveria të shohë pse po ikin amerikanët
E Mërkurë 4 Maj 2016, 11:11
Dritare.net
Duke komentuar deklaratën e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, se një miliarder amerikan po ikën nga Shqipëria, Muniz thotë:“Në përgjithësi mendojmë se investimet amerikane sjellin me vete edhe një paketë të caktuar standardesh të larta të etikës së biznesit dhe asaj ligjore”.
“Edhe pse mund të jetë gjë e mirë që kompanitë kineze po investojnë në Shqipëri, do të sugjeroja që qeveria të shohë mirë se pse dy kompani madhore të Amerikës së Veriut po përpiqen që të largohen nga vendi, në vend që të zgjerojnë praninë e tyre këtu në Shqipëri”.