SHBA/ Arrihet marrëveshja që shmang mbylljen e dytë të qeverisë

Demokratët dhe Republikanët kanë arritur një marrëveshje mbi sigurinë e kufirit. Ata vendosën të financojnë qeverinë amerikane, për të shmangur një tjetër mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Marrëveshja përmban vetëm një pjesë të parave që presidenti Trump dëshiron t’i marrë për nderimin e murit të Meksikës.

Marrëveshja e arritur duhet të kalojë në Kongres dhe më pas të marrë firmën e presidentit.

Trump është shprehur që nuk do të mbështesë marrëveshjen dhe se muri do të ndërtohet.

Demokratët, që tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar miratimin e kërkesës së Trump, për të financuar me 5.7 miliardë dollarë qeverinë, që ai të realizojë një nga premtim që ai ka dhënë në fushatë.

LEXO DHE :  Djegia e mandateve, PD mbledh grupin parlamentar

Ligjbërësit thanë se marrëveshja është arritur më dyer të mbyllura në Uashington . Trump, teksa fliste me mbështetësit e tij në Teksas, tha se nuk e kishte lexuar ende përmbajtjen e marrëveshjes, por theksoi se ai kurrë nuk do të nënshkruante një projekt-ligj që detyron lirimin masiv të kriminelëve të dhunshëm.

Projekt-ligji  duhet të miratohet të premten ku financimi shkon për disa agjenci federale.

Kujtojmë që qeveria e SHBA-ve u mbyll për 35 ditë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.