Shau vegjetarianët për 10 vjet, kuzhinierit me famë botërore i ndodh e papritura
Dritare.net
Ramsay ka çuditur fansat me deklaratën e tij të fundit, në mediet sociale. Ai i dërgon një mesazh të gjithë fansave duke u thënë që: "Le ta provojmë këtë ushqim vegjetarian."
Ndërkohë që në një foto ku kishte një picë vegjetariane ai shkruan: "Po djema e dëgjuat saktë". Ramsay e fshiu menjëherë postimin e tij, duke marrë kështu një numër të madh komentesh nga adhuruesit e tij. Kuzhinieri i ka tallur vegjetarianët për më shumë se një dekadë, madje deklaroi se do t' i vriste fëmijët e tij nëse ata ishin vegjetarianë.
Në një emision në 2016, Ramsay u pyet nëse kishte ndonjë alergji. Dhe përgjigjja e tij ishte "vegjetarianët." Pastaj, në shkurt të këtij viti, Ramsay shkroi në Twitter se ishte anëtar i PETA (Pople for the Ethical Treatment of Animal), në shqip, "Njerëz për trajtime të kafshëve në mënyrë etikë".
Më vonë kuzhinieri hapi, restorantin e tij më të ri në Londër dhe ky i fundit vendos të bëjë një picë të re. Aubergine Charred, e cila përmban, patëllxhanë, arra të pjekura, domate, hudhër, por pa djathë dhe mish, pra tërësisht vegjetariane.
Ja pra edhe shefi më i madh i kuzhinës ndryshoj mëndje për vegjetarianët. Pas tij edhe ata që janë në dilemë. Edhe pse Veggies Tirana nuk le vend për dilema. Pasi na njohu me veganizmin, tani na bën mos ndahemi dot me këtë mënyrë ushqimi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net