Dhjetra tifozë iranianë u grumbulluan në qytetin Saransk para hotelit ku është akomoduar Portugalia dhe nisën të këndojnë e brohorasin në orët e vona të natës, në një përpjekje për t’u prishur qetësinë para takimit të kësaj të hëne.
Në shënjestër të “serenatave” të tyre ishte dritarja e Ronaldos, i cili po kalon një superformë në këtë botëror.
Pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë turmën e njerëzve të mbledhur me daulle dhe vegla të tjera zhurmuese dhe po nga këto pamje duket qartësisht se plani i tifozëve funksionoi.