Senatori pakistanez kërcënon një grua me përdhunim live në TV
Dritare.net
Hafiz Hamdullah, anëtar i partisë Jamiat Ulema-e-Ismal, ishte në debat së bashku me gazetaren dhe aktivisten për të drejtat e njeriut, Marvi Sirmed si dhe avokatin Masroor Sahib. Në panel po diskutohej për vrasjet për nder të grave, në Pakistan, transmeton Klan Kosova.
Hamdullah u nervozua kur avokati Sahib kritikoi klerikët islamik që kanë dështuar për t’i mbrojtur gratë. Aktivistja Sirmed tha se pajtohet me avokatin, por fjalia e saj u ndërpre në mes nga senatori, i cili filloi ta akuzojë duke përdorur një gjuhë shumë seksiste.
“Ai më kërcënoi se do të mi zhveshë pantallonat mua dhe nënës time”, u shpreh aktivistja Sirmed.
Senatori Hamdullah është një figurë kontroverse në Pakistan, pasi shumë shpesh ka pasur të tilla shpërthime gjatë debateve në televizion.