Selenicë/ Çfarë dihet deri më tani për masakrën me 8 të vrarë e disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Policia e shtetit ende nuk ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, dhe informacionet ende nuk janë të konfirmuara.

Por, deri më tani njoftohet se autori i ngjarjes është një 24 vjeçar me mbiemrin Zylaj, i cili dyshohet të ketë shprazur një kallashnikov në drejtin të banorëve duke lënë 8 prej tyre të vdekur dhe disa të plagosur.

Për shkak se fshati ndodhet 2 orë larg nga qyteti i Vlorës, informacionet janë të pakta.

Mësohet se autori është me të meta mendore, dhe për momentin është në arrati.

Forca të shumta të policisë, Reneas dhe tërë strukturat e ruajtjes së rendit janë nisur për në fshatin Selenicë, dhe në dispozicion të tyre është vënë edhe një helikopter.

LEXO DHE :  Ambasada Amerikane thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve: Siguroni një proces të lirë për magjistrantët, KLP dhe KLD

Paraprakisht dyshohet se masakra ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy familjeve.

 

Njoftimi i policise:

Selenicë, Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.