Selena Gomez rikthehet në Instagram, me një postim emocional
E Martë 15 Janar 2019, 10:10
Dritare.net
Ajo, rikthimin e saj në Instagram pas 4 muajve, e bëri duke postuar tre foto bardhë e zi, dhe poshtë tyre shkruante për sfidat që ka kaluar vitin që shkoi, 2018.
“Ka kohë që nuk dëgjohemi, por unë dua t’ju uroj një vit të ri të lumtur dhe t'ju falënderoj për dashurinë e mbështetjen tuaj. Viti i kaluar, ishte patjetër një vit vetë-reflektimi, i sfidave dhe i rritjes. Janë gjithmonë ato sfida që tregojnë se kush je dhe çfarë je në gjendje të kapërcesh. Më besoni, nuk është e thjeshtë, por unë jam krenare për personin që jam duke u bërë dhe që vetëm shikoj përpara. Ju dua të gjithëve”, shkruan Selena./E.B-dritare.net