Sekuestrohet 1 ton marijuanë në brigjet italiane, shqiptarët hidhen në det
E Diel 22 Prill 2018, 16:04
Dritare.net
Policia e shtetit fqinj Itali ka sekuestruar rreth 1 ton lëndë narkotike, në një gomone, e cila mendohet se kishte shkuar nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Operacioni është kryer në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Leçes në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Policia ka arrestuar shtetasin M.Nazeraj 34 vjeç nga Fieri si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Sipas policisë mësohet se gjate tentativës për tu larguar trafikantët janë hedhur në det për tu shpëtuar policisë. V.D/Dritare.net/