Sekuestrimi i 613 kg kokainë, reagon presidenti Meta
Dritare.net
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistonte për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar. Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagimin zyrtar të presidencës./V.D/Dritare. net