Seksi/ Tryeza dhe divani janë vendet e vërteta të dashurisë

A e dini? Ka disa stile dhe zakone të jetës që veçanërisht ndikojnë mirëqenien.

Seksi: tryeza dhe divani janë vendet e vërteta të dashurisë

Dashuria dhe mirëqenia seksuale fillojnë shumë kohë përpara se të arrini tek krevati. Ka vende dhe zakone të jetës që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e marrëdhënie të çiftit dhe kënaqësinë që mund të rrjedhin prej tyre. Ekspertët sugjerojnë mënyra jetese që ndihmojnë në shëndetin dhe rrugën ideale shëndetësore për një performancë të suksesshme gjumi.

Prof. Emmanuele A. Jannini, Profesor i Endokrinologjisë  dhe seksologjisë në Universitetin Tor Vergata të Romës, kujton se janë katër vende që kanë një ndikim të rëndësishëm në këtë sferë të ndjeshme të jetës sonë të brendshme.

Kuzhina – Një dietë e larmishme dhe e balancuar ka një rol të njohur dhe shkencërisht të dokumentuar në ruajtjen e shëndetit të mirë. Dieta mesdhetare është ajo që kontribuon më së miri për mirëqenien, madje edhe seksuale, të njeriut. Piramida e ushqimit siguron bazën për drithërat, pemët dhe perimet, që konsumohen më shpesh, ndërsa në krye dhe për këtë arsye përdoren me masë, janë yndyrna shtazore dhe sheqerna të thjeshta.

LEXO DHE :  Ngritja e KPL dhe KLGJ/ Zaganjori: Procesi ka hyrë në rrugë të shëndoshë

Dhoma e ndenjes – Divan duhet të përdoret vetëm për disa orë: jeta e ulur sjell me vete jo vetëm rrezikun e mbipeshës dhe të obezitetit, por edhe të sëmundjeve metabolike. Një jetë aktive dhe zakoni i ushtrimit të rregullt të një ose më shumë sporteve përmirësojnë tonin e përgjithshëm fizik dhe performancën seksuale.

Vizita ke mjeku – Është një vend i rëndësishëm për të shkuar në kontrollet periodike. Përveç kësaj, kur filloni të keni probleme në dhomën e gjumit, mjekun duhet të konsiderohet si aleati i parë dhe personi i kontaktit për t’u këshilluar dhe ndihmuar.

Farmacia – Edhe këshilla e farmacistit është një ndihmë e vlefshme: mund të na japin informacion të dobishëm dhe të sqarariojnë dyshimet, farmacisti mund të udhëzojë pacientin në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme të treguara nga mjeku.V.d/Dritare.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.