Ne Dritare me Rudinën për të folur për Gërdecin, 8 vjet pas ngjarjes së tmerrshme të shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve, ku humbën jetën 26 vetë. Në studio me familje të viktimave: Zamira Durda, që humbi djalin e saj 8 vjeçar dhe Afërdita Çanga, që humbi burrin.
Ne studio me gruan e cila ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas. Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe.
Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare. Gërdeci pas 8 vjetësh mbetet një plagë e hapur për familjarët e viktimave, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Zamira Durda pas pushimit të gjyqit penal ka nisur një proces gjyqësor në Strasburg kundër Ministrisë së Mbrojtjes.