Sekretari Jonhson lut SHBA: Ruaj marrëveshjen me Iranin
Dritare.net
“Në këto rrethana kaq delikate, largimi do të ishte një gabim.”,-shprehet ai.
Përmes një shkrimi të botuar nga “New York Times”, kryediplomati anglez argumenton se, nga të gjitha opsionet e mundshme që garantojnë qëndrimin e Iranit larg armëve bërthamore, pakti i arritur në vitin 2015 ofron numrin më të vogël të disavantazheve.
“Padyshim që ka dobësia, por jam i bindur se mund të ndreqen, e madje në këtë moment, Britania po punon në krah të administratës ‘Trump’ dhe aleatëve tanë gjermanë e francezë, për t’u siguruar që kështu do të ndodhë. Kursi më i mençur që mund të ndiqet tani është përmirësimi i ‘prangave’, e jo këputja e tyre.”,-vazhdon me tej Jonhson.
Ndërkohë, kreu i shtetit iranian është shprehur një ditë më parë se, nëse Trump-i heq dorë nga marrëveshja do të pendohet si kurrë më parë./K.C/Dritare.net